Zjarr në laboratorin e analizave mjekësore në Drejtorinë e Shëndetit Publik

Një zjarr ka përfshirë sot laboratorin e analizave mjekësore në Gramsh. Nga informacionet paraprake mësohet se zjarri ka rënë në laboratorin që ndodhet në Drejtorinë e Shëndetit Publik të qytetit të Gramshit. Menjëherë në vendngjarje mbërritën automjetet e shërbimit zjarrfikëses të cilat izoluan dhe flakët e zjarrit.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar.

Dyshohet se zjarri erdhi nga ngarkesa në rrjetin elektrik. Megjithatë po punohet për zbardhjen  e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu pritet që të bëhet një vlerësim i dëmeve që janë shkaktuar.