Asim Vokshi është zgjedhur si anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Me detyrë në Gjykatën e Lartë, Asim Vokshi do të zëvendësojë në Kushtetuese vendin bosh të lënë nga Holta Zaçaj.
Përveç Vokshit, anëtarët e tjerë që ishin në garë për këtë vakancë ishin Naureda Llagami dhe Florjan Ballhysa.
Vokshi u shpall automatikisht fitues pasi asnjëri nga tre kandidatët, të cilët kishin marrë më shumë pikë nga KED, nuk mori 3/5 e votave.
Pikëzimet nga KED:
-Asim Vokshi 89.5 pikë
-Naureda Llagami 89.3 pikë
-Florian Ballhysa 77.83 pikë
“Në kushtet kur parashikimet ligjore përcaktojnë se shpallet fitues kandidati që merr 3/5 e votave të pjesëmarrësve, dhe në rastin e votimit të sotëm ku asnjë nga kandidatët nuk e arriti këtë prag, komisioni shpall fitues kandidatin e renditur të parin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Në këto kushte, z. Asim Vokshi zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese”, njoftoi Gjykata e Lartë.
Vendimi për zgjedhjen e Vokshi i komunikohet menjëherë Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe do të publikohet në Qendrën e Publikimeve Zyrtare.