Partia Socialite ka miratuar sot kandidaturën e Albert Halilajt për zgjedhjet që do të zhvillohen për Bashkinë e Kukësit.
Lajmi është konfirmuar nga drejtuesi politik i qarkut të Kukësit, Pandeli Majko, i cili bën me dije se kandidatura e Halilajt u miratua pas mbledhjes së asamblesë së PS-së.
“Sot, asambleja e Partisë Socialiste miratoi kandidaturën e Albert Halilaj! Shtabi elektoral bëri mbledhjen e parë! Vështirsia është sfidë dhe jo pengesë për familjen tonë! Do ja dalim”, shkruan Majko.
Ndëkrohë, PArtia Demokratike duket se do të vijojë të jetë e përçarë, pavarësisht thirrjeve për bashkim. Gjasat janë që PD e vulës dhe ajo e Rithemelimit të dalin me kandidatë të ndryshëm, çfarë do t’ia bënte më të thjeshtë socialistëve fitoren në këtë bashki.