Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për 4 qarqe, emrat e ligjvënësve që futen në Kuvend në shtator

Teksa prej 7 ditësh po vijon rinumërimi për qarkun e Tiranës, KQZ ka shpërndarë mandatet për qarqet Kukës, Lezhë, Gjirokastër dhe Korçë. Vendim vjen pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimet e PD-së për këto qarqe. 

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, tha se në qarkun e Kukësit, koalicioni opozitar PD-ASHM, merr dy mandate ndërsa PS vetëm 1.

Në qarkun e Lezhës, PD-ASHM merr 4 mandate dhe PS 3 mandate.

Në qarkun e Korçës, PS merr 6 mandate ndërsa PD-ASHM siguron vetëm 4 mandate.

Ndërsa në qarkun e Gjirokastrës, PS ka marrë 3 mandate, dhe koalicioni opozitar ka siguruar vetëm një karrige për në Kuvend.

Kukës

PD- 2 mandate

Flamur Hoxha

Isuf Çelaj

PS – 1 mandat

Eduard Shalsi

Korçë

PS – 6 mandate

Niko Peleshi

Romina Kuko

Genti Lakollari

Ilirian Pendavinji

Bledi Çomo

Besa Spaho

PD-ASHM – 4 mandate

Ivi Kaso

Ledina Alolli

Bledjon Nallbati

Fidel Kreka 

Lezhë

PD-ASHM – 4 mandate

Agron Gjekmarkaj

Elda Hoti

Gjin Gjoni

Kastriot Piroli

PS –  3 mandate

Ulsi Manja

Ermal Pacaj

Marjeta Neli

Gjirokastër

PS – 3 mandate

Mirela Furxhi

Termet Peci

Piro Dhima

PD-ASHM -1 mandat

Tritan Shehu