Zbulohet kandidatura e parë për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

Shemsi Prençi është kandidatura e parë për postin vakant të Drejtorit të Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut dhe komandimit të përkohshëm në vend të tij të Sokol Bizhgës.

Kandidatura e tij është zbuluar ekskluzivisht nga Euronews Albania, teksa Premçi ka një karrierë të gjatë në radhët e uniformave blu, pasi ka mbajtur më herët edhe poste drejtuese në këtë.

Në të kaluarën ai ka drejtuar policinë e Fierit, Elbasanit, Dibrës , forcat lëvizëse operacionale etj, si dhe ka drejtuar emergjencat civile dhe ka mbajtur edhe postin e këshilltarit për sigurinë të Presidentit të Republikës.

Ndërkohë, kanë mbetur edhe 2 ditë nga përfundimi i afatit të dorëzimit të kandidaturave për psotin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, teksa deri më tani asnjë tjetër nuk ka dërguar kandidaturën e tij në Ministrinë e Brendshme.

Shemsi Prençi