Zbërthimi i “Sky” dhe “Encro”në dosjen e SPAK dhe emri i Prekë Kodrës, snajperistit që doli në planin për vrasjen e Albin Kurtit

Drejtori i operacionales Oltion Bistri, sipas SPAK rezulton të ketë shpërdoruar detyrën duke lejuar biznesmenin e lojrave të fatit, Pëllumb Gjoka, të zgjeronte pikat e basteve në Tiranë.

Madje Bistri siç raportohet nga SPAK, dyshohet se ka njoftuar Pëllumb Gjokën, se do i shkonte policia për kontroll në disa pika kompjuterash.
Ndërkohë në dosjen e SPAK del dhe emri i Prek Kodrës, snajperistit të verifikuar për disa vrasje në Shqipëri dhe Kosovë. Prek Kodra, doli dhe në një raport të Shërbimit Informativ Shtetëror, ku flitej si një nga personat që do kryenin vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Mes shumë bisedave të zbërthyera në aplikacionin “Sky” dhe “Encro” rezulton se Behar Bajri, Pëllumb Bajri dhe Ervis Martinaj, flasin së bashku, duke diskutuar punën e vrasjes së Gjin Boriçit.

Bisedat variojnë për çmime të ndryshme nga 50, deri në 100 apo 110 mijë euro, ndërsa në një moment hidhet ideja që vrasjet të kryehen me shkëmbim.

Ku Behar Bajri do realizonte vrasjen e Boriçit në Shkodër, ndërsa Ervis Martinaj do realizonte vrasjen e Kleanth Musabelliut, person ky që në vitin 2017 plagosi me armë Pëllumb Gjokën, pas një konflikti të fëmijëve.
Gjoka nuk ja kishte falur plumbat e shkrepur në 2017 dhe ishte i vendosur të të realizuar krimin.