Haxhim Xhixha, punonjësi i policisë i cili u arrestua nga agjentët e AMP, ishte i dyshuar mbi ndonjë aktivitet të mundshëm kriminal.
Kjo indicie ka ardhur pasi nga dy aparatet telefonike të sekuestruar oficerit Hashim Xhixha rezultuan me numra të huaj të shtetit anglez. Në një nga telefonat e konkretisht ne telefonin e markes “IPHONE 11”, u gjenden biseda në aplikacionin “SIGNAL”, me numra të huaj ku bisedohet për para me fajde si dhe biseda për dhënien e një sasie fishekësh një shtetasi ende të pa identifikuar i cili flet gjuhën shqipe, e pasqyruar në procesverbalin e paratit telefonik sekuestruar shtetasit Hashim Xhixha.
Tashmë nga këto të dhëna të dala nga hetimet pozita penale e punonjesit të shqiponjave pritet të rëndohet. Nën hetim janë edhe punonjes të tjerë të repartit Shqiponja në DVP Tiranë por edhe sektorëve të tjera në të cilën janë gjetur në komunikimet e Xhixhës në dy telefona.