“Zbërthehet” Nuredin Dumani: Kush më ofroi 2 milionë euro për të vrarë Erjon Alibejn

Zbardhen detaje të reja nga seanca me dyer të mbyllura e dosjes “Plumbi i Artë” ndërsa është zbardhur dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Dumani ka thënë se është takuar për herë të fundit me Talo Çelën në vitin 2020 dhe që prej asaj kohe nuk ka komunikuar më me Talo Çelën.

Nuredin Dumani ka treguar se Kel Kamami i kishte ofruar 2 milionë euro për vrasjen e Erion Alibejt dhe në këmbim do i jepte “kokën” e Talo Çelës.

Në seancën e sotme, Dumani i është përgjigjur pyerjeve të avokatit të Fatos Gosës, Përparim Kulluri, i cili i kërkoi të penduarit të drejtësisë të tregonte se si u arrestua herën e fundit nga policia dhe pse nuk e vrau ‘Otin’ e Elbasanit, Elton Kila, në muajin mars 2022, ,ku dhe vetë mbeti i plagosur. Sipas Dumanit, vrasja nuk ndodhi pasi Elton Kila kishte ikur jashte shtetit.

Pjesë nga seanca e pyetjeve përgjigjeve:  

Avokati Përparim Kulluri: kur e ke takuar Talon për herë të fundit?

Nuredin Dumani: Ngeli puna e kunatit të Mir Haxhisë pa u bërë.

Avokati Përparim Kulluri: Keni thënë që Andi Zylyfi kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë dhe ishte interesuar për vrasjen e kushëririt të vet, vëllait të Alibeajt dhe Dylgjerit dhe se i bënte karshillëk Kel Kamamit.

Nuredin Dumani: Po, i shkonte Kel Kamamit paralel me makinë.

Avokati Përparim Kulluri: Kur i ke shkëputur marrëdhëniet me Talon?

Nuredin Dumani: Takimi i fundit ka ardhur ai tek shtëpia ime. Fund ‘19 fillim ‘20. Ne kishim debatuar shumë me të.

Avokati Përparim Kulluri: Kur jeni shkruar për herë të fundit?

Nuredin Dumani: Me Sky, në verë 2010.

Avokati Përparim Kulluri: Keni diskutuar për vrasjen e Talo Çelës?

Nuredin Dumani: Kel Kamami më ofroi 2 mln euro për vrasjen e Erion Alibej. Më tha do të jap edhe Talon. I thashë, dua 1.5 mln euro, po më sill Talon përpara.

Avokati Përparim Kulluri: Ke thënë që ke marrë pagesë tek Dine Çami për vrasjen e Andi Zylyfit.

Nuredin Dumani: Ishin 2 prerje. Një i madh dhe një i vogël. Shumën e vogël do ja jepja informatorit, Tos Gosës. Informatorët marrin nga 15 në 30 mijë. Gosën e takova tek pishat. Unë isha me një makinë të vogël. Ai ka qenë me një “golf” të zi. Vetëm jemi përshëndetur. 2-3 minuta kemi ndenjur aty.