“Zbërthehet” grupi kriminal i drogës me vlerë 8 mln euro në Itali, kokainën e merrnin nga Shqipëria

Një operacioni i koduar “Family” i Policisë italiane të Sardenjës ka çuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh italo-shqiptarë të akuzuar për trafikun e 660 kg lëndë narkotike me vlerë fitimi 8 milionë euro.

40 persona janë kapur dhe ndaj tyre janë vendosur masa sigurie, ndërsa në ekzekutimin e operacionit morën pjesë 300 forca policie.

“Dyert e burgut janë hapur për 22 persona, 18 janë në arrest shtëpie. Në krye të grupit kriminal ishte një burrë nga Quartu Sant’Elena, i cili menaxhonte marrëdhëniet me Spanjën për importin e hashashit dhe me Shqipërinë për kokainë.

I njëjti individ, sipas hetuesve, koordinonte dy grupe të tjera kriminale: një që vepronte në Quartu dhe merrej me trafikun e drogës në zonën e Cagliarit dhe një në Sassari. Gjatë hetimeve, të cilat kanë zgjatur disa muaj, janë sekuestruar sasi të mëdha hashash, marihuanë dhe kokainë”, SHkruajnë mediat italiane.