Nuk ishte aksident në punë dhe as sëmundje: Shkaku i vdekjes së Artan Kajës, 52-vjeçarit me origjinë shqiptare dhe pronar i një kompanie të vogël të transportit të automjeteve, ka qenë vrasja me armë zjarri. Kështu shkruan media italiane Corriere della Sera, mbi vrasjen e shqiptarit që fillimisht ishte klasifikuar për shkaqe natyrale.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lunata, një fshat në komunën Lucca të Kapannorit. Ndërkohë autori i dyshuar është një 50-vjeçar shqiptar, i cili punon si shofer kamioni në Capannori. Ka qenë vetë 50-vjeçari, i cili është vetëdorëzuar në polici.
Në bazë të informacioneve të deritanishme, viktima dhe autori kanë pasur një debat të ashpër mes tyre për shkak të punës. Kujtojmë se Artan Kaja, u gjet i pajetë nga bashkëshortja e tij pasi nuk iu përgjigjej telefonatave.
Në fillim, ngjarja u raportua si aksidentale por më pas u zbulua se ai kishte një vrimë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit.