Zbardhet skema e vjedhjes së zyrtares së Ministrisë së Shëndetësisë, mori ryshfet gati gjysmën e tenderit

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur skemën e vjedhjes së Sekretare së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, e cila mori 3.3 milionë lekë të vjetra ryshfet për të favorizuar një operator ekonomik. Kjo shumë Duros i është dhënë nga një tjetër zyrtare e ministrisë, Laura Sheto, me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Sipas njoftimit të SPAK, Duro ka marrë ryshfet rreth 41% të fondit të përcaktuar për tendering e zhvilluar në 22 Maj. Pra, nga 805 mijë e 872 lekë, ajo ka përfituar 330 mijë lekë.

Gjithashtu në zyrën Sekretares së Përgjithshme u bë e mundur edhe sekuestrimi në cilësinë e proves materiale të shumës prej 330 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë (shumë e cila përbën përftimin e parregullt të dhënë nga Laura Sheto.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e informacioneve të sigurura nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka regjistruar procedimin penal 10/1 të vitit 2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 260 dhe 245 të Kodit Penal.

Nga ndjekja me metoda speciale të hetimit janë grumbulluar prova të cilat kanë evidentuar se, një operator ekonomik do të jepte një përfitim të parregullt (në formën e shumave monetare) me qëllim shpalljen fitues në një procedure prokurimi të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale (në cilësinë e Autoritetit Kontraktor), Prokurimi në fjalë ishte me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Pas kryerjes së disa veprimeve hetimore, u krijuan dyshime se shtetësja J. D., me detyrë Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale ka marrë një përfitim të parregullt në shumën prej 330.000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë, për të favorizuar një Operator Ekonomik. Këto vlera monetare u dhanë nga shtetësja L. Sh., me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin dhe kontrollin e Prokurorisë së Posaçme, arrestuan në flagrance në datën 02.06.2023 shtetaset J. D. dhe L. Sh., për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 260 dhe 245 të Kodit Penal.

Gjithashtu në zyrën Sekretares së Përgjithshme u bë e mundur edhe sekuestrimi në cilësinë e proves materiale të shumës prej 330 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë (shumë e cila përbën përftimin e parregullt të dhënë nga shtetësja L. Sh.).

Tenderi i Ministrisë:

Njoftimi i shkurtuar i Kontratës

(Për t’u plotësuar nga Autoriteti Kontraktor, për publikim në

Buletinin e Njoftimeve Publike)

1. Emri dhe adresa e Autoritetit Kontraktor:

Emri                            Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Adresa                         Rruga e Kavajës Nr 1001 Tiranë

Tel/Fax                        +355 4 2376178

E-mail                          [email protected]; [email protected]

Ueb-faqe         www.shendetesia.gov.al

2. Lloji i procedurës së prokurimit: -e hapur e thjeshtuar – sherbime

3. Numri i referencës së procedurës /Lotit: REF-68805-05-09-2023

Lot1-  REF-68807-05-09-2023

Lot2-  REF-68809-05-09-2023

Lot3-  REF-68811-05-09-2023

Lot4-  REF-68813-05-09-2023

4. Objekti i kontratës / Marrëveshjes Kuadër: “Supervizim për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore (viti 2023-2024)”

5. Fondi limit: me fond limit 4,115,854.86 (katër milion e njëqind e pesëmbëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e katër.86)Lekë pa TVSH, ndarë në lote:

Lot.1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa QSH- ve në qarqet Tiranë dhe Durrës” me fond limit 805,872.23 (tetëqind e pesë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy.23)lekë pa TVSH;

Lot.2 “Supervizim për rikonstruksionin e disa QSH- ve në qarqet Berat, Korçë dhe Elbasan” me fond limit 1,010,499.48 (një milion e dhjetë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e nëntë.48)lekë pa TVSH;

Lot.3 “Supervizim për rikonstruksionin e disa QSH- ve në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër” me fond limit 1,271,793.50 (një milion e dyqind e shtatëdhjetë e një mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e tre.50)lekë pa TVSH;

Lot.4 “Supervizim për rikonstruksionin e disa QSH- ve në qarqet Gjirokastër, Vlorë dhe Fier” me fond limit 1,027,689.65 (një milion e njëzet e shtatë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë.65)lekë pa TVSH. 

6.Kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj:

  • Lot 1 – 172 dite nga datat e nënshkrimit të proces-verbalit të fillimit të punimeve (për objektin e parë)
  • Lot 2 – 180 dite nga data e nenshkrimit te proces-verbalit të  fillimit te punimeve (per objektin e pare);
  • Lot3 – 195 dite nga data e nenshkrimit te proces-verbalit të  fillimit te punimeve (per objektin e pare);
  • Lot 4 – 185 dite nga data e nenshkrimit te proces-verbalit të  fillimit te punimeve (per objektin e pare).

7. Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave:22/05/2023Ora: 10:00

                      TITULLARI I AUTORITETIT KONTRAKTOR

                                                                                    JOANA DURO