Ditën e nesërme, në një seanca maratone në Kuvend, pritet të prezantohet programi i qeverisë Rama 4.
Programi është i ndarë në tre shtylla: Shqipëria Europiane, Rritja Ekonomike e Qëndrueshme dhe Mirëqenie për të Gjithë.
Në programin e siguruar nga mediat, bëhet me dije se objektiv i qeverisë është që paga minimale të shkojë në 500 euro deri në 2026. Në dokument theksohet se për 18 muajit e parë të aplikimit të kësaj rritjeje, nuk do të ketë asnjë taksë shtesë.
“Paga minimale në 500 euro deri në 2026, me 18 muaj pa asnjë taksë shtesë për punëmarrësit me paga të ulëta”, thuhet në dokument.
Ndërkohë paga mesatare kombëtare 1.000 euro deri në 2030, në sektorin publik 1.200 euro.
Pjesë nga programi:
• Transformojmë shërbimet e punësimit me sistem të zgjuar orientimi karriere dhe platformë të dedikuar për emigrantët që duan të rikthehen e të punojnë në Shqipëri.
• Ulim papunësinë e përgjithshme në 6% deri në 2030 dhe papunësinë e të rinjve nën 15%.
• Paga minimale në 500 euro deri në 2026, me 18 muaj pa asnjë taksë shtesë për punëmarrësit me paga të ulëta.
• Paga mesatare kombëtare 1,000 € deri në 2030; në sektorin publik 1,200 €.
• Garancia Rinore ofron punë, trajnim ose arsim për mbi 40,000 të rinj brenda 4 muajve nga regjistrimi.
• Forcojmë barazinë në paga dhe politikat aktive për punësimin e grave. • Zgjerojmë modelin dual të arsimit profesional në partneritet me biznesin dhe certifikim ndërkombëtar të kualifikimeve.
• Deri në 2030, 1 në 3 nxënës ndjek arsimin profesional; shkollat profesionale kthehen në qendra multifunksionale me konvikte moderne dhe kurse afatshkurtra për profesione të kërkuara.
• Garantojme kushte të barabarta pune, trajtim dinjitoz, sistem social të qëndrueshëm dhe të besueshëm.
• Vijojmë me nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale për njohjen e pensioneve, duke siguruar kushte të barabarta pune dhe mbrojtje sociale të plotë për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit.
• Ndërtojmë programe të dedikuara për diasporën për rikthim të talenteve, transferim expertise dhe ndërmjetësim punësimi në sektorët prioritarë.