Vijon operacioni i Policisë për të arrestuar anëtarët e grupeve kriminale në Shqipëri, pas 50 urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK.
Mes të shpallurve në kërkim është edhe Durim Bami, i njohur si “i forti i Niklës”. Efektivët nuk kanë arritur ta gjejnë pas kontrolleve të ushtruara në Nikël, ku fokusi ishte në pronat e Durim dhe Valter Bamit, dy vëllezërve të njohur për lidhjet e tyre me krimin.
Pas transkriptove të mesazheve në aplikacionin “SKY”, SPAK e ka shpallur në kërkim Durim Bamin për krijimin e kushteve për të vrarë Marklen Hatën, në atentatin që iu bë këtij të fundit në vitin 2019. Si pasojë e atentatit mbeti e vrarë Shpresa Basha, halla e tij, ndërsa vetë Marklen Haka u plagos në krah.
Për këtë ngjarje në burg është Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, ky i fundit u rrëmbye dhe u zhduk pa lënë asnjë gjurmë.