Zbardhen diskutimet në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, e pranishme edhe Belinda Balluku

Partia Socialiste mblodhi sot Kryesinë e saj, në një mbledhje që nuk zgjati më shumë se 30 minuta.

Fokusi kryesor i diskutimeve ishte organizimi i brendshëm i partisë dhe intensifikimi i angazhimit në terren.

Në mbledhje ishte e pranishme edhe Belinda Balluku, e cila u shkarkua nga detyra pak ditë më parë, teksa Kuvendi do të vendosë në 12 Mars nëse do të pranojë kërkesën e SPAK për arrestimin e saj.

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar anëtarëve të nisin takimet me strukturat dhe mbështetësit në terren, si pjesë e një procesi riorganizimi dhe koordinimi të aktivitetit politik në vijim.

Mbledhja e Kryesisë vjen pas ndryshimeve në qeveri të bëra pak ditë më parë nga kryeministri Rama.

NDRYSHIMET NË QEVERI:
-Zv.kryeministre, Albana Koçiu – Shkarkohet Belinda Balluku
-Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari– Zëvendëson Albana Koçiun
-Ministër Drejtësie, Toni Gogu– Zëvendëson Besfort Lamallarin
-Ministër Energjitike, Enea Karakaçi– Shkarkohet Belinda Balluku
-Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi– Shkarkohet Pirro Vengu
-Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili– zëvendëson Toni Gogun
-Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha – Shkarkohet Elisa Spiropali