Zbardhen 4 grabitje në Lezhë, arrestohet “skifteri” 47-vjeçar

Policia e Lezhës ka zbardhur 4 vjedhje të kryera më parë. Në kuadër të operacionit të  koduar “Implikimi”, u arrestua edhe autori 47-vjeçar, Kastriot Kolaj.

“Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autor i 4 vjedhjeve në banesa, të kryera gjatë periudhës janar-prill 2024. Gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjetën shuma parash dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, një sasi farash cannabisi dhe një përforcues grushti”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.