Në takimin e thirrur nga Gazment Bardhi kanë marrë pjesë 43 deputetë opozitarë, të Partisë Demokratike dhe disa prej aleatëve, ndërkohë që ka munguar Lulzim Basha dhe deputetët që e mbështesin.
Në këtë mbledhje deputetët kanë rënë dakord që të kërkojnë në Parlament ngritjen e 2 komisioneve hetimore: Për ndërhyrjet që janë bërë në sistemin TIMS dhe për koncesionet në shëndetësi.
Mbledhja nisi me fjalën e Bardhit, për të opasuar më pas me Berishën dhe Fatmir Mediun. Të tre deputetët këkruan intensifikimin e takimeve dhe aksionit opozitar. Tashmë duket se PD po shkon drejt një bashkimi, por që do të lërë jashtë Bashën dhe disa deputetë, të cilët refuzuan t’i përgjigjen thirrjes.