Qëndresa Qytetare ka fituar gjyqin me Universitetin e Tiranës sa u takon kontratave të blerjeve të 380 000 euro mobilje, 283 800 euro mirëmbajtje ndërtese dhe gardhit rrethues, 170 000 euro rikualifikim të oborrit dhe 103 000 detergjentë.
Përmes një reagimi, Qëndresa Qytetare evidenton se sot studentëve u mungojnë shërbimet bazike dhe drejtuesit shpërblehen me mijëra euro dieta, udhëtime e festa, ku më shumë paguhen rojet sesa pedagogët për të bërë kërkim shkencor.
Qëndresa Qytetare i bën thirrje Rektorit të Universitetit të Tiranës z. Artan Hoxha të zbatojë vendimin e gjykatës dhe të zbardhë për publikun dhe studentët kontratat e mbajtura sekret në këto dy vite.
Reagimi:
Qëndresa Qytetare fiton gjyqin me Universitetin e Tiranës për transparencën!
QQ – Rektorit të UT: Zbato vendimin e Gjykatës, zbardh kontratat sekrete!
Në muajin tetor 2023 QQ kërkoi informacion pranë Universitetit të Tiranës mbi detajet e kontratave për blerjet dhe shpenzimet e pajusitifkaura në analizën e ekspertëve të ekonomisë.
Universiteti i Tiranës refuzoi të japë informacionin edhe pasi QQ e fitoi këtë të drejtë pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit, me argumentin se informacioni do të dëmtonte sekretin tregtar të kompanive me të cilat janë lidhur kontratat e blerjeve apo shërbimeve, pavarësisht se paratë e shpenzuara ishin para publike të tarifave të studentëve.
Pas refuzimit, QQ paditi në Gjykatën Administrative Universitetin e Tiranës, duke kërkuar detajet për kontratat e blerjeve të 380 000 euro mobilje, 283 800 euro mirëmbajtje ndërtese dhe gardhit rrethues, 170 000 euro rikualifikim të oborrit dhe 103 000 detergjentë.
Ky vendim goditi sot muret e universitetit me të bunkerizuar ne vend, ku studentëve u mungojnë shërbimet bazike dhe drejtuesit shpërblehen me mijëra euro dieta, udhëtime e festa, ku më shumë paguhen rojet sesa pedagogët për të bërë kërkim shkencor.
Ky vendim vjen sot, ne kete periudhe zgjedhore ne universitete vjen edhe si nje thirje per cdo pedagog apo student, te mos dorezohet perballe erresires, nepotizmit dhe klientelizmit qe ka prekur sot gjendjen e universiteteve por te perdore mundesite qe i njeh ligji per te ndryshuar gjendjen e universiteteve ne vend, jo pllakat e dyert sa here nderohen apo riperterihen drejtuesit!
Qëndresa Qytetare i bën thirrje Rektorit të Universitetit të Tiranës z. Artan Hoxha të zbatojë vendimin e gjykatës dhe të zbardhë për publikun dhe studentët kontratat e mbajtura sekret në këto dy vite.
