Gjykata e Lartë ka kthyer sërish në Gjykatën e apelit çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike, duke i lënë dmeokratët të presin sërish për një kohë të gjatë për të kuptuar se cili është drejtuesi i ligjshëm i partisë më të madhe opozitare në vend.
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë kanë ardhur edhe reagimet e të dyja palëve. Partia Demokratike e Bashës e ka cilësuar vendimin si “një hap drejt vendosjes së drejtësisë së vonuar”, duke pranuar këtë vendim.
“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes se drejtesise se vonuar per ceshtjen e PD. Partia Demokratike mbetet e bindur që kjo çështje, peng i procedurave juridike, do të gjejë zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata që minojnë drejtësinë dhe të tjerët që i tremben forcimit të opozitës”, thhet në reagim.
Ndëkrohë, PD e Rithemelimit ka dalë kundër këtij vendimi, pasi sipas avokatit Genc Gjokutaj, Gjykata e Lartë duhej të kishte prishur vendimin e Gjykatës së Apelit për moslegjitimim të ankuesit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
“Vendimi i Gjykatës së Lartë në lidhje me Statutin e Rithemelimit të Partisë Demokratike sot është një shkelje flagrante e ligjit dhe që ndjek qëllime te pastra politike kundër vullnetit të anëtarësisë së saj!
Prishja e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe kthimi i çështjes po në Apel legjitimon skandalin më të madh procedurial njohjen e si subjekt ankimues te Basha & Alibeaj ndërkohë që ata nuk kane qene pale ne gjykimin ne shkalle te pare!
Ligjerisht GjL duhej te kishte prishur vendimin e Gjykates se Apelit per moslegjitimim te ankuesit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane!
Drejtesia shqiptare ka rene! Ajo sot eshte kthyer ne Agjensi Sherbimi prane Qeverise dhe mercenareve te saj”, tha ai.