Vritet në një atentat 20 vjeçari shqiptar në Suedi, plagoset rëndë edhe një vajzë që e shoqëronte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Suedi ku një 20 vjeçar është vrarë gjatë një atentati, ndërsa ka mbetur e plagosur një vajzë që e shoqëronte.

Sipas mediave suedeze, ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në Helsingborg, ku viktima dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës.

Mësohet se i vrarë nga të shtënat me armë ka mbetur shtetasi M.Ll, 20 vjeç, emigrant nga Fieri, i cili ndodhej prej vitesh në Suedi së bashku me familjen e tij.

Sa i takon vajzës që e shoqëronte, nuk dihet ende identiteti i saj, por raportohet se është rreth moshën 25 vjeç. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë.

Autoritetet suedeze kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Deri tani nuk ka asnjë të dyshuar për atentatin.