Doksan Dushku, i dënuar për vrasjen me kallashnikov të vajzës së tij shtatzënë në maj 2014 kërkon ulje të dënimit.
Mësohet se Dushku i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Lartë ku kërkon shfuqizimin e dënimit të dhënë ndaj tij nga Gjykata për Krimet e Rënda në vitin 2015, i lënë në fuqi edhe në Apel.
Aktualisht 80-vjeçari është duke vuajtur dënimin me 24 vjet burg, që nga gjykimi i shkurtuar u ul në 16.
Ngjarja e rëndë ndodhi 11 vite më parë në fshatin Sllatinë (Komuna Sllovë) të Dibrës. Asokohe, Doksan Dushku pranoi se kishte vrarë vajzën e tij pasi mori kishte marrë vesh se ajo ishte shtatzënë.
“Revokimin e vendimit nr. 69, date 02.06.2015 i Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane, vendim i cili eshte lene ne fuqi dhe ka marre forme te prere me vendimin nr. 74, date 07.07.2015 te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane, per shkak te shfuqizimit te paragrafit te dyte te nenit 55 te K.Penal, shtuar me ligjin nr. 144/2013, shfuqizuar me vendimin nr. 9, date 26.02.2016 te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise.
Caktimi i denimeve per disa veprave penale (neni 55 i K.Penal) ne fuqi te jepet nje denim i vetem, me 21 vite burgim qe perbehet nga denimi me i rende i shtuar. Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale perfundimisht denimin me 14 vjet burgim.
Baza ligjore: Neni 29/3 i Kushtetutes, nenet 479, 480 te K.Pr.Penale,nenet 3/3 dhe 55 te K.Penal, vendimi nr. 9, date 26.02.2016 i Gjykates Kushtetuese”, thuhet në kërkesë.