Vëllai i reperit Buta nga Kosova, Qëndrim Januzi është dënuar me 17 vjet burgim nën akuzë për vrasje. Vendimi është marrë sot nga një trup gjykues në Gjykatën Themelore në Ferizaj, raportojnë mediat e Kosovës.
Sipas aktgjykimit të lexuar nga gjyqtari Habib Zeqiri, Januzit iu shqiptua një dënim prej 17 viteve burgim: 16 vite për vrasje të rëndë dhe një vit për armëmbajtje pa leje. Po ashtu, atij i është konfiskuar arma në mënyrë të përhershme.
Vëllai i reperit Betim Januzi, ‘Buta’, akuzohet nga Prokuroria në Ferizaj për vrasjen e Gazmend Hysenit, të cilin dyshohet se e ka qëlluar me gjashtë plumba në Ferizaj në 28 maj të vitit 2022.
Kujtojmë se i akuzuari nuk e kishte mohuar vrasjen, por nuk ishte pajtuar me cilësimin juridik që i kishte bërë Prokuroria. I akuzuari Qëndrim Januzi ndodhet në paraburgim që nga ndodhja e ngjarjes, me kërkesë të Prokurorisë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 27 maj të vitit 2022, kur Januzi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të 30-vjeçarit pasi disa konflikteve mes tyre. Më herët ata kanë qenë shokë fëmijërie pas janë rritur së bashku.