Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 74 vjeçarin Hekuran Gjoni, i cili vrau me thikë djalin e tij Asim Gjoni, pas një debati të çastit. Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 1 shkurt në banesën e tyre, në zonën e Kodrës së Priftit ku 74 vjeçari në debat e sipër mori thikën e bukës dhe qëlloi djalin e tij.
37 vjeçari, baba i dy fëmijëve edhe pse u dërgua në spital, nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.
74 vjeçari u arrestua një ditë pas krimit në familje dhe policia referoi ngjarjen në prokurori për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, i moshuari ka pranuar krimin dhe është shprehur se djali i tij e buzillonte.