Eduard Danaj, 50 vjeçari që vrau me thikë ish bashkëshorten e tij në Athinë është shprehur i penduar në seancë, ku gjykata caktoi masën “arrest me burg” ndaj tij. Ai akuzohet për vrasje, mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe përdorimin e armëve të ftohta.
Danaj masakroi me thikë ish-bashkëshorten e tij, Enkelejda Danaj, nënë e dy fëmijëve, me të cilën ishte ndarë para ca kohësh ndërsa kishin konflikte me njeri tjetrin.
Mësohet se 40-vjeçarja e kishte denoncuar 3 herë më parë për dhunë, ish-bashkëshortin e saj.
Gruaja ishte nisur për në punë mëngjesin e 16 majit, kur 50 vjeçari i preu rrugën, duke e qëlluar pa mëshire dhe duke e lënë të vdekur në mes të rrugës.
Trupi i 40-vjeçares u gjet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous. Ajo është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës, i cili më pas njoftoi policinë.
Sa i takon 50 vjeçarit, u shpall menjëherë në kërkim nga policia greke dhe u ndalua disa orë pas ngjarjes.