Vrau me levë në kokë bashkëshorten, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Ruzhdi Tasunin

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Ruzhdi Tasunin, i cili 4 vite më parë vrau me sende të forta bashkëshorten e tij.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e kishte dënuar me 30 vite burg, 67 vjeçari i është drejtuar shkallës së 3 të gjyqësorit për zbutje të dënimit.

Ai ka parashtruar se është penduar për krimin e rëndë dhe se nuk kishte qëllim vrasjen e gruas së tij, por Gjykata e Lartë la të pandryshuar dënimin ndaj tij.

Sipas argumentave të dhënë edhe në shkallën e parë dhe atë të Apelit, Tasuni ka deklaruar se sherri me gruan ka ardhur si pasojë e borxheve që ata kishin. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Durrësit në vitin 2020 brenda një dyqani që çifti në fjalë tregtonin metrazhe.