Gjykata e Tiranës ka dënuar me 25 vite burg Isuf Hasën, i cili një vit më parë vrau fqinjin e tij Xhemal Meta për t’i marrë një shumë parash.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 13 janar të vitit të kaluar, në fshatin Shëngjin i Vogël, pjesa e njësisë administrative, Shëngjergj i Tiranës.
64 vjeçari e qëlloi me çekiç në kokë viktimën, i cili si pasojë e dëmtimeve humbi jetën. Pas krimit, Isuf Hasa i mori paratë viktimës dhe i dërgoi tek vazja e tij, bashkë me çekiçin.
“Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, pasi ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit I.H.,
Gjykata, pasi shqyrtoi rrethanat e çështjes, si dhe çmoi e vlerësoi në tërësi provat e administruara në seancë gjyqësore, duke ia nënshtruar ato rregullave të gjykimit si dhe dëgjoi në fazën e diskutimeve përfundimtare palët si vijon: Gjykata, në bazë të nenit 141 të Kodit Penal dhe nenet 383, 384, 406 të Kodit të Procedurës Penale;
VENDOSI:
1. Deklarimin fajtor të të pandehuri I. H. për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me pasojë vdekjen” të parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
2. Vuajtja e këtij dënimi të fillojë nga dita e ndalimit të tij dt. 15.01.2025 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
3. Sendet e sekuestruara me procesverbalet për sekuestrimin e sendeve dt. 15.01.2025, kartëmonedhat, t’i kthehen pronarit të ligjshëm, ndërsa 1 . me ., me ., të kalojë në favor të shtetit
4. Shpenzimet procedurale të kryera në fazën e hetimeve paraprake dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit, ndërsa shpenzimet për mbrojtësen e caktuar kryesisht, të paguhen nga shteti.
5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të tij. U shpall sot, në Tiranë, më datë 10.12.2025″, thuhet në njoftim.