Vrau kunatin në muajin janar pasi zbuloi se i kishte përdhunuar vajzën prej vitesh, Fatmir Tarellari kërkon lirinë

50 vjeçari shqiptar Fatmir Tarellari ka kërkuar të lirohet nga burgu, tre muaj pasi vrau kunatin e tij 33 vjeçar,  Erjon Pelivani.

50-vjeçari u la nën masën e sigurisë arrest shtëpie me 22 janar, por pas një jave qëndrimi në shtëpi, ai u dërgua në burgjet e Larisës. Opinioni publik në Greqi u tregua shumë mbështetës për Tarellarin pas aktit të tij.

Ngjarja ndodhi pasi 50 vjeçari, baba i tre vajzave nga martesa e tij e parë me një grua që kishte ndërruar jetë, zbuloi se kunati i tij, vëllai i gruas së dytë përdhunonte vajzën e vogël, që kur ajo ishte 9 vjeç.

Abuzimi kishte vazhduar për vite të tëra, ndërsa së fundmi ai e kërcënonte dhe shantazhonte duke i marrë edhe para. Ky gjest zbuloi edhe abuzimin pasi babai I kishte dhënë së bijës pagesën e disa muajve qeraje por ajo nuk e kishte bërë.

Zbulimi i së vërtetës ishte tronditës për babain, i cili mori pushkën dhe ftoi kunatin e tij në një udhëtim me makinë. Rrugës ai e ndaloi dhe i kërkoi shpjegime mirëpo reagimi i 33 vjeçarit sipas tij ishte sulmues çka përfundoi me vrasjen e tij.

Sipas taxydromos.gr, Fatmir Tarellari mbahet në një repart special në burgjet e Larisës dhe kontakton pothuajse çdo ditë kontakte me tre vajzat e tij.

“Vajza ime më tregoi se kur u përdhunua ishte i pranishëm edhe djali im i vogël, i cili tani është nëntë vjeç dhe të cilin kunati e kishte lënë vetëm në dhomën tjetër, ndërsa mbylli derën e dhomës ku ishte me të vajza ime”, thuhet në dëshminë e babait 50-vjeçar.

Ai pohoi gjithashtu se vajza e tij arriti në pikën e vetëvrasjes pas asaj që kaloi nga 33-vjeçari.

“Vajza ime, e cila është jetime për shkak se i ka vdekur nënë nëna e saj, ka absolutisht nevojë që unë ta mbështes psikologjikisht dhe financiarisht. Ajo është e dëmtuar emocionalisht dhe ka arritur deri në tentativë për vetëvrasje. Nuk e dija këtë, më tha mësuesja e saj dhe psikologu”.

Fatmir Tarellari gjithashtu ka deklaruar se jetesa e familjes së tij, kryesisht djalit të mitur dhe vajzës së tij studente në Universitet varen vetëm nga puna e tij pasi nuk kanë të ardhura të tjera.