Vrau kolegun brenda komisariatit, prokuroria kërkon 35 vite burg për Ludian Zaimin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për Ludian Zaimin, policin 25 vjeçar me origjinë nga Skrapari, i cili një vit më parë vrau kolegun e tij Çaush Saliasi.

I riu do të gjykohet për akuzën e “vrasjes së punonjësit të policisë”. Familjarët kanë pretenduar se Zaimi po kurohej nga depresioni dhe në shtëpinë e tij janë gjetur disa medikamente për trajtimin e këtij problemi mendor, por kjo nuk ka ndikuar në pretencën e prokurorisë.

Ngjarja ndodhi brenda në ambientet e Komisariatit Policisë Nr 3, në rrugën ”Mine Peza” në Tiranë, më 23 maj të 2022, kur Zaimi qëlloi 6 herë me armën e shërbimit oficerin tjetër të Patrullës, 55 vjeçarin Saliasi.

Autori pretendoi pas ngjarjes se ishte bullizuar dhe fyer në vijimësi nga kolegu, prej një viti e gjysmë.