Vrau Egli Progën në Pogradec, Apeli lë në fuqi arrestin me burg për Denis Meçen

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Denis Meçen, i akuzuar për vrasjen e 42 vjeçarit Egli Proga në Pogradec.

29 vjeçari kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë për ngjarjen e ndodhur më datë 10 gusht të këtij viti. Sakaq, Gjykata caktoi detyrim paraqitje Leonidha Guçen, Arjan Manellarin dhe Voltan Shulkun, të akuzuar për maskallëzim krimi.

Edhe më herët avokati i 29 vjeçarit kishte kërkuar garanci prej 1 milionë lekë të reja, në mënyrë që klienti i tij të mos futet në burg, por ndaj tij të vendosej një masë më e butë, si ajo e arrestit të shtëpisë. Por kjo kërkesë nuk u pranua nga gjykata.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 10 gushtit. Fillimisht ajo u raportua si aksidentale, por më pas rezultoi të ishte vrasje.

42-vjeçari Egli Proga, pasi është dhunuar është lënë në rrugë pa ndjenja. Autori i dyshuar Denis Meçe u largua nga vendi i ngjarjes por u arrestua një ditë më pas së bashku dhe me 3 persona të tjerë.

Familjarët e 42 vjeçarit akuzuan institucionet për mosveprim në kohë dhe tentativë për të fshehur ngjarjen, pasi Denis Meçe njihet si një person problematik në zone.