Gjykata e Fierit ka lënë në burg Azgan Mërnicën, i cili më 13 maj vrau efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia, teksa ky i fundit ishte i veshur me uniformën e policisë dhe ishte nisur në punë.
Ndërkohë avokati i 23 vjeçarit nuk u paraqit sot në seancë për ta mbrojtur, ndërsa as avokati i caktuar kryesisht nuk ka pranuar.
Azgan Mërnica u vetëdorëzua në polici, 48 orë pas krimit të rëndë në Baltëz të Fierit. Në momentin që familjarët e tij e dorëzuan në polici, 23 vjeçari u shfaq i qetë dhe i buzëqeshur, duke mos shfaqur pendesë që i mori jetën një polici në moshë të re, pas një sherri të çastit.
Pas u vetëdorëzua, ai tregoi për grupin hetimor edhe dinamikën e ngjarjes, se efektivi e kishte ndaluar pasi ishte me shpejtësi. Më tej në dëshminë e tij, ai thotë se polici ia bëri me dorë, por kujtoi se e shau dhe për këtë arsye doli jashtë makinës.
Në momentin që efektivi ishte kthyer me shpinë, 23-vjeçari ka treguar se kishte nxjerrë armën nga çanta dhe e qëlloi me një plumb mbrapa në kokë, duke i marrë jetën.