Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 18 vite burg për Fredi Rrushin, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha në vitin 2021.
Ky i fundit u gjet i ekzekutuar me një plumb në kokë në 6 Nëntor 2021 në Malin e Dajtit, aty ku edhe u gropos nga autori. Zhdukje e biznesmenit e denoncoi djali i tij në 24 Tetor të atij viti, teksa pas kërkimeve të shumta, Policia gjeti xhupin e tij me njolla gjaku dhe një shenjë plumbi i hedhur mes shkurreve në Qafë Mollë.
Për këtë ngjarje është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg edhe vëllai i Fredi rrushit, i akuzuar se ka lidhje me zhdukjen e makinës që u përdor në vrasje.