Vrasja e turistit në Ksamil, hetohen dy turqit që fshehën autorin! Ndalohet një oficer policie, punonte si bodyguard te ‘Principote”

Policia ka dalë me një njoftim të ri sa i përket identitetit të 21-vjeçarit, i cili u gjet i vdekur mëngjesin e kësaj të marte në Ksamil, ku në fillim rezultoi të ishte shtetas francez.

Blutë sqarojnë se “bazuar në të dhënat paraprake të disponueshme në momentet e para të ngjarjes, viktima u identifikua fillimisht si shtetas francez, me inicialet M. M.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas gjetjes së dokumentit të identifikimit, u konfirmua se ishte shtetas portugez, me inicialet L. V., i datëlindjes 27.09.2005”.

Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe në verifikimin e përfshirjes së dy shtetasve turq në automjetin e të cilëve u kap autori i dyshuar Sokrat Vata, ndërsa po e transportonin atë në drejtim të Tiranës.

Mësohet se AMP ka ndaluar një efektiv të drejtorisë vendore të kufirit Gjirokastër, i dyshuar se ka ndihmuar autorin në përpjekjen e tij për t’u arratisur. Sipas informacioneve efektivi Moisid Matushaj punonte si bodyguard te ‘Principote’.

Kujtojmë se autori punonte si truprojë te “Principote” në Ksamil, teksa sherri mes tij dhe turistit portugez ka nisur për një vajzë.