Vrasja e shqiptarit në Belgjikë/ Aktori Jean Claude Van Damme: Humba një mik të madh

Aktori i njohur Jean Claude Van Damme ka shprehur dhimbjen për vrasjen e mikut të tij shqiptar, Ndue Mylyshi, në Belgjikë.

Në një video nga spitali në Francë, ku ndodhet pas një operacioni në shpinë, ai ngushëlloi familjen e viktimës dhe bëri simbolin e shqiponjës.

“Sapo kam humbur një mik të madh, Noel Mylyshi, nga Shqipëria. Do të doja të shprehja ngushëllimet e mia familjes së tij”, thotë mes tjerash Van Damme.

Ndue Mylyshi, 61 vjeç, u vra disa ditë më parë në lagjen Itterbeek të Anderleht, ku ishte pronar i një kafeneje.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar dhe përjashton pistën e trafikut të drogës, duke hetuar për një konflikt personal.

Miqtë dhe banorët e zonës e përshkruajnë Mylyshin si një njeri të mirë dhe të gjendur për komunitetin