Vrasja e recepsionistit në Dhërmi ishte e planifikuar, autori ia dogji sendet në furrën e picerisë, dyshohet se në hotel tregtohej drogë

31 vjeçari Erald Nervuzi nuk u vra pas një konflikti të çastit me Gerald Shehun, bashkëpronari i hotelit ku viktima punonte si recepsionist.

Sipas hetimeve të deritanishme Gerald Shehu e kishe planifikuar vrasjen e punëtorit të tij 31 vjeçar.

Përgjatë mbrëmjes, autori e ka marrë veçmas në një dhomë të ku pushonte stafi duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij te vendi i punës.

Më pas ai e ka ekzekutuar i vetëm ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij Daniel Qose dhe David Larti, e kanë ndihmuar për të zhveshur viktimën, i kanë marrë sendet personale, rrobat, dokumentet e identifikimit dhe ja kanë djegur te furra e picerisë së hotelit.

Dyshimet deri në këto momente janë se vrasja mund të ketë kryer për shkak te tregtise se drogës.

Hoteli “Greccia” ishte e mbushur me turistë anglezë dhe dyshohet se veç shërbimit të hotelerisë është tregtuar edhe drogë.

Pas ngjarjes, Shehu e ka marrë në makinë trupin e pajetë të viktimës dhe e ka hedhur në një përrua përgjatë aksit Dhërmi-Himarë.

Më pas ai është nisur drejt Sarandës dhe më pas ka mbërritur në Korfuz, me destinacion Anglinë.

Por pas bashkëpunimit të policisë shqiptare me atë greke, ai u arrestua, në tentativë për tu arratisur drejt Anglisë, ku jetonte prej disa vitesh.