Vrasja e Ilaria Sulës/ Hetimet marrin tjetër rrjedhë, media italiane zbulon motivin e krimit

Vrasja makabre e studentes shqiptare në Itali Ilaria Sulës nga ish i dashuri i saj, Mark Samson, ka marrë një tjetër rrjedhës.

Media italiane “La Repubblica”, i riu me origjinë filipinase ka tentuar të mashtrojë prindërit dhe miqtë e tij me llogari false, për të treguar se i kishte marrë të gjitha provimet në Sapienza.

Pas zbulimit të mashtrimit të tij dixhital nga studentja shqiptare, Samson ndërmori veprimin kriminal duke ekzekutuar të renë nga Shqipëria.

Sipas hetimeve, më 25 mars 2025, në banesën e tij në Romë, Mark Samson vrau Ilarian në një përleshje me thikë, e cila vijon të hetohet.

Më pas, ai fshehu trupin e saj në një valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore jashtë qytetit. Familja dhe komuniteti shqiptar në Itali u solidarizuan me viktimën dhe kërkuan drejtësi për Ilarian.

Përpara këtij akti kriminal, Marku ishte i njohur për krijimin e një profili të rremë në emër të universitetit Sapienza, me të cilin mashtroi prindërit dhe të afërmit, duke pretenduar se kishte kaluar provime, që në fakt nuk i kishte dhënë.

Ishte pikërisht Ilaria ajo që zbuloi të vërtetën, një fakt që besohet se nxiti tensionet mes tyre.

Filipinasi Mark Samson ndodhet në burg teksa vijojnë hetimet për zbulimin e të gjithë dinamikës. Universitetit La Sapienza emërtoi një sallë leksionesh me emrin e Ilaria Sulës, në nderim të studentes shqiptare, e cila u masakrua nga ish-partneri i saj.