Vrasja e biznesmenit Mond Mëhalla në Elbasan duket se po shkon drejt zbardhjes, pasi policia ka arrestuar Naldo Gjinin, i cili ditët e fundit është parë të qarkullojë me makinën që përdorën autorët në vrasjen e 43 vjeçarit.
Në pranga ka rënë edhe roja i karburantit “Xhaxhi Oil” në pronësi të viktimës, pasi akuzohet se ka penguar zbardhjen e ngjarjes.
Biznesmeni u qëllua me 3 plumba sapo hyri në mjetin e tij “Range Rover”, 2 prej të cilëve e kapën në kokë, që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.
Policia ushtroi kontrolle na banesën e Naldo Gjinit në Lezhë, pasi makina që ai kishte përdorur ishte në pronësi të kompanisë së viktimës, që jepte makina me qira. Mjeti u gjet i djegur në fshatin Mirakë, teksa brenda tij ishte edhe pistoleta me të cilën u krye krimi.
43-vjeçari Mondi Mëhalla nuk ishte person i panjohur për policinë, me precedentë për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje.