Vrasja e 18-vjeçarit në Shkozë, Gjykata lë në burg 4 autorët e dyshuar, zbardhen pretendimet e mbrojtjes

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 të rinjtë e akuzuar për vrasjen e Aurelio Dervishit, ngjarje e ndodhur më 31 mars në zonën e Shkozës në Tiranë.

Ndërkohë gjykata ka rrëuzar kërkesën e avokatëve mbrojtës që kërkonin masë me afat 30 ditor deri në sqarimin se kush e ka qëlluar 18-vjeçarin.

Sipas mbrojtjes, ngjarja nuk ka qenë e paramenduar, por një debat i çastit që ka përfunduar me vrasjen e të riut. 4 të rinjtë të cilat nuk kanë folur gjatë seancës gjyqësore, akuzohen për vrasje në bashkëpunim.

Gjatë dëshmisë që kanë dhënë në polici, të rinjtë kanë pretenduar se gjatë konfliktit viktima i ka qëlluar me levë.  Paraprakisht, dyshohet se “mollë sherri” për sherrin mes tyre është bërë një vajzë, që shoqërohej me viktimën.