Ndërkohë që pritet të nisë seanca parlamentare, deputetët e opozitës janë para foltores së Kuvendit me pankarta në duar.
Pritet që edhe seanca e sotme të vijojë me tensione, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur të vazhdojnë aksionin tyre opozitar, duke protestuar për kërkesat e paraqitura më herët.
Të gjithë deputetët e aksionit opozitar janë rreshtuar dhe në duar mbajnë pankarta me mesazhe të ndryshme si : “Na duhet qeveri, jo kartel”, “Vrasës i pluralizmit”, “Gjykatat e Shqipërisë, apo gjykatat e Ramës”, “Edhe Rama, në burg si Mcgonigal”, “Na ktheni atë që është e jona!“
Kujtojmë se rregullorja e re e Kuvendit parashikon përjashtimin e deputetëve, deri në 2 muaj.