“Votëbesimi është i pashmangshëm”, Berisha për PD-në që drejton: Do kemi grupin tonë parlamentar

Ish-kryministri Sali Berisha ka folur në konferencën për mediat edhe për atë se ccfarë do të ndodhë tashmë me PD-në e drejtuar prej tij.

Ai u shpreh se Partia Demokratike e drejtuar prej tij do të ketë grupin e saj parlamentar, por nuk dha një emër se cili do të ishte kryetari. Përsa i përket votëbesimit pas humbjes së zgjedhjeve vendore, Berisha tha se do të votëbesohet në Referendum dhe jo në Kuvend, por theksoi se votëbesimi ishte i pashmangshëm.

“Nuk votëbesohem në Kuvend, por në Referendum. Nuk ka datë por do të vendoset pasi të diskutojmë. Duhet të mblidhet Kryesia dhe të përcaktojë axhendën. Votëbesimi është i pashmangshëm.

PD do të ketë grupi e saj parlamentar, cilat do të jenë modalitetet, do jenë dhe deputetët që do të përcaktojnë, por do ketë grupin e vet parlamentar”, tha Berisha.