“vota e Diasporës mund të jetë drejt dështimit”. Kështu u shpreh kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi disa ditë më parë, për shkak se sipas tij nuk mjaftonte koha për dërgimin e votës me postë nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Ai tha se duhen ndryshuar afatet e regjistrimit të subjekteve ligjore, ndaj duhet një dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës për këtë çështje.
Ivi Kaso nga Partia Demokratike u shpreh në Euronews Albania se opozita ishte e gatshme të bëheshin ndryshime në Kodin Zgjedhor, nëse kjo do të mundësonte votën e emigrantëve. “Ne e kemi thënë nëpërmjet kryetarit të partisë që nëse zgjidhja ligjore do të ishte zgjidhja e fundit dhe e përshtatshme që garantonte procesin, ne sigurisht që nuk do ta lëmë këtë proces të dështojë për aspekte teknike”,-tha Ivi Kaso.
Ndërkohë, edhe Damian Gjiknuri si përfaqësues i mazhorancës u shpreh se qeveria është e gatshme ta bëjë të mundur votën e diasporës, ndaj duket se do të ketë një dakordësi mes palëve, por që nuk dihet ende sa e efektshme do të jetë.
“Ne mendojmë se me një shtyrje disa ditore për të afruar afatin e regjistrimit të kandidatëve është zgjidhja më praktike e mundshme”,-u shpreh Gjiknuri.