Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar në Francë teksa akuzohet për të paktën 30 grabitje. Ai është zbuluar nga gjurmët e gishtërinjve dhe ADN-ja e tij e gjetur gjatë një vjedhjeje të dyfishtë të kryer në Villepreux. Shqiptari akuzohet se ka arritur të vjedhë bizhuteri të markës Cartier, me një vlerë prej 150 mijë eurosh.
Mesohet se, rreth tridhjetë akte hajdutërie i janë atribuar atij, duke përdorur një metodologji shumë të thjeshtë: thyerjen e një dere ose një dritareje, hyrjen, rrëmbimin e gjithçkaje që mundet e më pas largimin.
Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije do të gjykohet më 14 maj 2024 nga gjykata e Versajës.