Një incident ka ndodhur ditën e sotme pak para nisjes së konferencës për shtyp mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe atij të Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski në Shkup. Në sallën e konferencës ishte vendosur gabimisht flamuri i Bashkimit Europian në vend të atij të Kosovës.
Pasi u vu re ngatërresa, flamuri u ndryshua me shpejtësi në mënyrë që të shmangej çdo konflikt apo skandal, pas atij me presidenten Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit.
Mësohet se pjesë e delegacionit të Kosovës në këtë konferencë ishin edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ai i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.