Vilma Guri emërohet shefe e re e kabinetit të Ramës

Vilma Guri do të jetë shefja e re e kabinetit të Kryeministrit Rama. Emërimi i Gurit vjen pas dorëheqjes së Vali Bizhgës, pak kohë më parë.

Vilma Guri mbante më herët postin e Drejtoreshës së Departamentit të Administratës Publike (DAP).

Ndërkohë më herët u mësua se Ëngjëll Agaçi është larguar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm në Këshillin e Ministrave.

Raportohet se ai është dorëhequr nga detyra që e mbante prej 13 vitesh. Në vend të tij është emëruar Elsonida Rama, e cila aktualisht mban pozicionin e drejtoreshës së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë.

Sipas burimeve jo zyrtare sot në takimin e Ramës me ministrat janë prezantuar dy njerëzit e rinj pranë Ramës, Vilma Guri dhe Elsonida Rama.