Vila 31 e ish-diktatorit Enver Hoxha hap dyert si një rezidencë artistësh

Vila 31 e ish-diktatorit Enver Hoxha është shndërruar në një ambient ku do të zhvillohen ngjarje kulturore. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili shkruan se është hapur rezidenca artistike “Vila 31 x Art Explora” duke u shndërruar në një ambient të hapur e kulturor për të pritur artistët shqiptarë e të huaj për organizimin e ngjarjeve kulturore.

Marrëveshja për ta kthyer vilën e ish-diktatorit në një rezidencë artistësh u firmos në tetor të 2023-it nga ish-Ministrja e Kulturës, Elva Margariti me fondacionin francez “Art Explora”.

Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri Edi Rama.