Videot intime, kompozitori Hila nën hetim në gjendje të lirë

Kompozitori Adrian Hila është vënë nën hetim në gjendje të lirë pas publikimit të disa videove intime me disa personazhe publike.

Hila po hetohet për veprën penale “ndërhyrje në jetën private” pasi ka filmuar disa artiste pa dijeninë e tyre, përmes një kamere, të cilën kompozitori e kishte vendosur në dhomën e studios muzikore.

Një ditë më parë, ai u pyet në Policinë e Tiranës, ku mësohet se ka thënë se materialet nuk i ka shpërndarë ai.

Megjithatë ka pranuar që kamerat i kishte vënë për arsye sigurie. Sipas Hilës, kamera e cila ka filmuar skenat intime është hakeruar nga persona të jashtëm, të cilët më tej i kanë hedhur në profile të faqeve për të rritur. 

Ndërkohë vijojnë hetimet se kush qëndron pas shpërndarjes së këtyre videove në rrjet.

Kujtojmë se fillimisht materialet ishin hedhur në disa faqe online pornografike ndërsa mbrëmjen e së martës u shpërndanë në Whatsapp dhe platforma të tjera.