VIDEO/ Situatë e rëndë nga flakët në Gramsh, 6 persona nisen me urgjencë drejt spitalit

Vijon të rëndohet situata e zjarreve në Gramsh, me flakët që po përhapen me shpejtësi në disa fshatra.

Pavarësisht se ekipet e emergjencës dhe zjarrfikëset ndodhen në terren, e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak se rruga që të çon në disa fshatra është bllokuar nga flakët.

Ndërkohë, 6 persona janë nisur me urgjencë drejt spitalit si pasojë e plagëve të marra nga flakët apo nga asfiksimi prej tymit.