(VIDEO) Shehaj si shofer taksie: Në anën e shqiptarëve që ia dalin me punë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka surprizuar sërish ditën e sotme duke bërë për disa orë taksistin në rrugët e Tiranës.

Në një prej udhëtimeve e shpërndau në rrjetet sociale, me një qytetar që pati klient, folën disa minuta për problematikat e përditshmërisë në vend, vështirësitë për të punuar dhe jetuar në Shqipëri.

“Dje punova në një furrë buke, sot po punoj si shofer taksie, duke dëgjuar historitë dhe shqetësimet e njerëzve të këtij vendi. Besoj se Shqipëria mund t’ia dalë vetëm me punë të ndershme, ndaj jam këtu për ta dëgjuar secilin prej jush!” – shkruan Shehaj krahas videos që ka publikuar.

Puna si taksist e Agron Shehajt vjen një ditë pasi punoi si shitës në një furrë buke në kryeqytet.