Video/ Me skuter për të shmangur trafikun, korrieri i Kuvendit nxiton për të dërguar vendimin për Berishën

Autorizi për arrestimin e Berishës ka shkuar në SPAK në një mënyrë të pazakontë. Një person me syze dielli dhe me çantë shpiine e ka dërguar autorizimin për arrestimin e Sali Berishës në SPAK me skuter, si duket për të shmangur trafikun dhe vonesën, duke e dërguar vendimin në kohë rekord, vetëm një orë pas mbylljes së seancës.

Nëpërmjet shkresës zyrtare, Kuvendi informon SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës, duke i hapur rrugën organit të akuzës që t’i drejtohet me një kërkesë Gjykatës së Posaçme për të ashpërsuar masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit.

Kujtojmë që Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 75 vota pro heqjen e imunitetit të deputetit, për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke i lejuar SPAK-ut ndryshimin e masës nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie” ose “arrest me burg”. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partzani.