Video/ Ishte liruar me kusht, si 27 vjeçari ngacmoi seksualisht shitësen e një dyqani në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fundjavë ku një 27 vjeçar i liruar me kusht, pasi ishte dënuar për përdhunim, ka ngacmuar seksualisht dy vajza.

I dyshuari Marash Gjoklaj akuzohet nga prokuroria e kryeqytetit për ngacmimin e një 19-vjeçareje në vendin e saj të punës, si edhe për kanosjen e një vajze tjetër 20-vjeçare në rrugën e Dibrës në Tiranë.

Njëra prej tyre ishte shitëse në një dyqan tek Selvia ku i riu ka shkuar dy herë, Herën e dytë rreth orës 20:45 ai ka shkuar përsëri te dyqani dhe ka shkuar direkt te banaku ku qëndronte shitësja.

I është afruar dhe i ka thënë fjalët: Do ta provosh pak k*** dhe më pas i ka kapur flokët, duke i bllokuar gojën dhe ka tentuar ta fus te pjesa tjetër e banakut, ku është magazina. Në këto kushte ajo ka kundërshtuar dhe është përleshur me shtetasin në fjalë, ku ai më pas e ka dëmtuar te pjesa e duarve, tek kyçi i djathtë si dhe e ka goditur tek pjesa e syrit të djathtë, duke i shkaktuar një hematomë dhe skuqje kësaj shtetaseje

Pas kësaj ngjarje ajo ka arritur të dalë jashte dyqanit dhe të kërkojë ndihmë në rrugë, ndërsa ai është larguar për në dreitim të vendit të quajtur Selvia pa nxituar dhe pa asnjë problem.

Në deklarimin e sajë kjo shtetase shton se ajo nuk e nieh këtë person dhe nuk e ka parë kurrë si dhe kishte shenjë karakteristike pasi kishte një dëmtim tek pjesa e kokës mbrapa. Pjesa prapa kokës qe dukej si plagë e qepur.