Media Ditari ka siguruar videon ekskluzive të sherrit të ndodhur dje në Pallatin Mbretëror mes Princ Lekës dhe bashkëshortes së tij me të cilën është në proces divorci, Elia Zaharias.
Në video duket momenti kur Elia Zaharia sulmon dhe godet Princ Lekën, i cili me telefon në dorë ka filmuar të gjithë skenën. Ndërkohë, në fillim të shkallëve duket edhe babai i saj, Gjergj Zaharia, i cili mban në dorë një statujë druri, që sipas dëshmisë së Princit në polici, është përdorur për ta goditur atë.
Ndërkohë, Elia Zaharia e ka denoncuar bashkëshortin se e ka dhunuar atë dhe babanë e saj. Tashmë çështja do të zgjidhet nga autoritetet, por videoja e publikuar do të shërbejë si një provë në favor të deklaratës së Princit.
**Media Ditari e ka siguruar të gjithë videon, por për arsye etike po publikojmë vetëm një pjesë të shkurtër