Princ Leka denoncon për dhunë ish-bashkëshorten dhe babanë e saj, e goditën me sende të forta kur shkoi të takojë vajzën

Princ Leka është sulmuar pasditen e 5 Marsit nga ish- bashkëshortja Elia Zaharia  dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.

Mësohet se Princi ka shkuar për të takuar vajzën, e cila jeton në oborrin mbretëror me mamanë e saj, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish- vjehrrit dhe më pas me dhunë fizike me sende të forta.

Nën kërcënimin verbal dhe fizik, princ Leka është detyruar të largohet nga oborri mbretëror për të shmangur këtë moment të pakëndshëm që po ndodhte në sy të vajzës së tij 3 vjeçare.

Menjëherë pas kësaj përplasje fizike, Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje.

Gjithashtu princi është paraqitur edhe ne ambientet e spitalit Nënë Tereza për të marrë ndihmën mjekësore, shoqëruar dhe me kartën përkatëse. Pritet seanca gjyqësore për të marrë një vendim në lidhje me këtë çështje.